Transmetuar më 18-09-2021, 19:44

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që mandatin e 3-të në krye të qeverisë ta nisë me një makinë të re, shumë më luksoze se ajo që kishte më parë.

Por sërish nuk ka ndryshuar preferencat, pasi ka qëndruar tek prodhimet amerikane.

Pasi braktisi ‘Lincolnin’ e blinduar që ai është shprehur se ja ka dhënë dhuratë vëllai i tij, Olsi, sot Rama ka shkuar në Presidencë për të bërë betimin me një makinë ‘GMC’ prodhim amerikan, por që mësohet se është e modifikuar.

Makina me të cilën lëviz sot Edi Rama mësohet se ka një vlerë prej më shumë se 400 mijë dollarësh, shkruan Express.