Transmetuar më 20-09-2021, 09:34

Me një lartësi prej rreth një metër dhe peshë më pak se 100 kg, një stacion tokësor satelitor kuantik në miniaturë tërhoqi vëmendjen në Konferencën e Industrisë Kuantike të vitit 2021 të mbajtur në Hefei, në provincën kineze Anhui, shkruan “Xinhua”.

"Një stacion i tillë tokësor është i lehtë dhe i lëvizshëm. Ai mund të instalohet brenda 12 orëve, duke lejuar përdoruesit në zonat e largëta të përdorin komunikimin kuantik në mënyrë të përshtatshme", -tha Zhou Lei, drejtor i projektit të kuantit në “QuantumCTek Co, Ltd”, një kompani udhëheqëse kuantike e bazuar në Anhui.

Kompania gjithashtu shfaqi një pajisje shpërndarëse kuantike me të njëjtën madhësi satë një laptopi, e cila mund të zvogëlojë shumë koston e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit kuantik.

Vitet e fundit, Kina ka arritur një seri përparimesh në teknologjinë kuantike, duke përfshirë satelitin e parë kuantik në botë, një linjë komunikimi kuantike 2000 km midis Pekinit dhe Shangait dhe prototipin e parë të makinës kompjuterike kuantike optike në botë.

Hefei, një qendër për teknologjinë kuantike të Kinës, është shtëpia e mbi 20 ndërmarrjeve të teknologjisë kuantike dhe arriti një vlerë prodhimi prej rreth 430 milion juan (rreth 57 milionë euro) në vitin 2020.

"Teknologjia kuantike e informacionit do të integrohet më tej, e përshtatshme dhe me kosto të ulët, duke lejuar që më shumë njerëz të kenë akses në të", -tha Zhou.