Transmetuar më 20-09-2021, 12:26

Forca të mëdha policore kanë shkuar në mëngjes në drejtim të kufirit  të Jarinjës, në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë që nisi sot me targat e automjeteve.

Situata e ngjashme është edhe në Bërnjak. Ndërkohë që qytetarët me kamionë kanë bllokuar rrugën në dy zona që shpien në drejtim të kufirit Bërnjak. Bllokimi është bërë në Zubin Potok dhe në Gazivodë.

Qytetarët kanë bllokuar rrugët me kamionë edhe në drejtim të kufirit të Jarinjes, përkatësisht në Leposaviq.

Reciprociteti në targa me Serbinë ka filluar të zbatohet edhe në pikën kufitare në Merdarë.

Policia e Kosovës nuk po lejon asnjë veturë me targa të Serbisë që të hyjë në vend, pasi Serbia ka disa vite që i detyron qytetarët e Kosovës që të pajisin veturat e tyre me targa të përkohshme për të hyrë atje. Tani të njëjtën gjë do të duhet të bëjnë edhe serbët që hyjnë në Kosovë.