Transmetuar më 22-09-2021, 19:44

Lituania është një nga vendet evropiane që u ka bërë thirrje të hapur qytetarëve të saj që të hedhin në kosh celularët kinezë.

Paralajmërimi ka ardhur nga Ministria e Mbrojtjes për shkaqe sigurie.

Në Lituani janë testuar celularët 5G nga prodhuesit kinezë dhe një Xiaomi kishte mjete të integruara të censurës kurse një Huawei të meta sigurie.

Po ashtu rekomandohet shmangia e celularëve kinezë sa më shpejt të jetë e mundur, thuhet në udhëzim.

Në tregjet ndërkombëtare ekziston një luftë e ashpër mes kompanive të prodhimit të celularëve.