Transmetuar më 24-09-2021, 15:50

Katër vdekje dhe 84 raste të reja me COVIID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Këto janë shifrat më të ulëta të javëve të fundit që Kosova po përjeton një valë të re koronavirusi që duket se po merr fund.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se në 24 orët e fundit janë dhënë 15.880 doza të vaksinës kundër COVID-19. Shqipëria po mbetet prapa krahasuar me Kosovën pasi nuk arrin të bëjë as gjysmën e shifrës ditore Të shqiptarëve përtej kufirit.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.241.949 doza të vaksinës.

Deri më sot 484.300 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151.411.

Në total numri i rasteve aktive është 5.371.