Transmetuar më 24-09-2021, 23:49

Organizata Botërore e Shëndetit rekomandoi të parin ilaç për përdorim tek të infektuarit me koronavirus.Bëhet fjalë për kombinimin e ilaçeve me antitrupa Casirivimab dhe Imdevimab, e para e prodhuar nga firma amerikane Rixheneron dhe e dyta nga zvicerania Rosh.Nga provat e kryera, përdorimi i këtij kombinimi ul rrezikun e shtrimit në spital dhe redukton ndjeshëm kohëzgjatjen e simptomave të infektimit tek pacientët që kanë premisa për ta kaluar në gjendje të rënduar infeksionin, siç janë të pavaksinuarit, të moshuarit dhe personat organizmi i të cilëve nuk zhvillon dot anti-trupa në mënyrë natyrale.

Në një vit e gjysmë pandemi, OBSH ka rekomanduar vetëm përdorimin e vaksinave për imunizimin e popullsisë kundër koronavirusit.

Shifrat e pandemisë janë nën kontroll në Shtetet e Bashkuara, vendet e Bashkimit Europian e Britaninë e Madhe. Ndërsa Rusia shënoi një rekord të ri prej 828 viktimash ditore për gjithë periudhën e pandemisë, teksa infektimet ruajnë tendencën rënëse./noa.al