Transmetuar më 25-09-2021, 10:35

Të hënën Rama viziton Kosovën. Një letër urimi për formin e qeverisë së re Rama 3 e dërguar nga kryeministri i Kosovës, ka shkrirë akujt mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës. Raportet e tyre kanë qenë të ftohta që përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, e më pas patën kulmin e tyre kur Vetëvendosja kandidoi me disa kandidatë të saj të pavarur në Shqipëri për deputetë, duke qenë opozitare e Partisë Socialiste.

Përplasjet mes Ramës dhe Kurtit u fokusuan dhe te nisma Open Balkan, për të cilën Tirana dhe Prishtina janë në dy brigje të ndryshme. Me marrjen e mandatit të tretë nga Rama e PS, gjërat duke se kanë nisur të ndryshojnë.

Mësohet se kryeministri Rama do të vizitojë Kosovën pas kthimit nga SHBA ditën e hënë, ku ka marrë pjesë në Asamblenë të OKB-së. Edi Rama dhe një pjesë e kabinetit qeveritar do të udhëtojnë të hënën drejt Prishtinës. Bëhet fjalë për një vizitë njëditore.

Për të arritur në këtë pikë duke se kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë, e kjo erdhi menjëherë pasi kancelarja Angela Merkel pati një takim me liderët e Ballkanit në Tiranë, në kuadër të vizitës së lamtumirës. Faktori ndërkombëtar dhe ai i brendshëm mund të kenë luajtur rol, që Rama dhe Kurti të bëjnë një hap prapa dhe të tentojnë të gjejnë një zgjidhje për nismën Open Balkan.

Kurti hedh hapin e parë

Vizita e kryeministrit Rama vjen pas ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë. Ishte pikërisht kjo letër me anë të së cilës Kurti hedh hapin e parë dhe e fton Ramën për vizitë zyrtare në Shqipëri.

“Ky mandat i tretë është po ashtu mundësi e tretë për të realizuar projekte të cilat kaherë priten nga shqiptarët në të dy anët e kufirit. Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe e shkëmbimit tregtar dhe integrimi i tregut duke hequr barrierat mes shqiptarëve në radhë të parë paraqesin mundësi të shkëlqyer, për realizimin e të cilave qeveria ime dhe unë mbetemi në gatishmëri të plotë. Duke ju uruar suksese gjatë mandatit tuaj qeverisës dhe me kënaqësinë që shkëlqesia juaj të vizitojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për Ju, e të fillojmë përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive, pranoni përshëndetjet më të sinqerta dhe konsideratën më të lartë”, thuhet në letër.

Edi Rama iu përgjigj menjëherë ftesës, duke u shprehur se sa të mbaronte Asambleja e OKB-së do të vizitonte Tiranës. "Faleminderit @albinkurti ! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Vizita e kryemnistrit Edi Rama vjen edhe në një kohë kur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë kanë pasur një përplasje të fortë sa i përket vendosjen së reciprocitet të targave. Situata prej gjashtë ditësh është tensionuar në Jarinë ku focat speciale të Kosovës dhe ato të ushtrisë serbe po vëzhgojnë në kufirin verior situatën, ndërsa serbët kanë bllokuar rrugën dhe barrikadat.

"Kosova e ngre problemin me plot të drejtë.Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë", reagoi kryemnistri, i cili i dha të drejtë qëndrimit të Kosovës.