Transmetuar më 25-09-2021, 16:26

Dhjetë persona humbën jetën 24 orët e fundit pas infektimit me koronavirus, të shtruar në dy spitalet publike kovid, raporton noa.al.

Viktimat janë 4 qytetarë nga Tirana të moshave 56-83 vjeç, 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 68-82 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 36 vjeç, 1 qytetar nga Fieri 60 vjeç.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 214 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 4875 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 664 qytetarë, në këto bashki:

215 raste në Tiranë, 54 në Fier, 40 në Sarandë, 34 në Lushnje, 33 në Shkodër, 31 në Durrës, 28 në Vlorë, 23 në Berat, 20 në Kukës, 17 në Elbasan, 16 në Krujë, 14 në Lezhë, 13 në Kamëz, 10 në Korçë, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Kuçovë, Mallakastër, Dibër, nga 6 raste në Shijak, Gjirokastër, Këlcyrë, nga 5 raste në Poliçan, Delvinë, Kavajë, Kurbin, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Vorë, Devoll, Gramsh, nga 3 raste në Tepelenë, Himarë, Has, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Skrapar, nga 1 rast në Librazhd, Peqin, Belsh, Dimal, Kolonjë, Memaliaj, Konispol, Fushë Arrëz, Pukë, Vau i Dejës.

Janë 11,945 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Janë shëruar 866 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 152,780 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 664

Të shëruar në 24 orë 866

Të shtruar në spitale 214

Humbje jete në 24 orë 10

Testime ditore 4875

Testime totale 1,181,470

Raste pozitive 167,354

Raste të shëruara 152,780

Raste Aktive 11,945

Humbje jete 2,629

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5264

Fier 1168

Durrës 1127

Shkodër 1074

Vlorë 713

Elbasan 615

Lezhë 492

Berat 449

Korçë 323

Kukës 297

Gjirokastër 219

Dibër 204