Transmetuar më 25-09-2021, 21:44

Vizitorët në kopshtin zoologjik të Bronx në Nju Jork mbetën pa fjalë kur papritmas panë një gorillë që u afrua dhe filloi të bënte skena shumë të sikletshme me partnerin e tij.

Duket se ishte tejet i tunduar dhe pa u shqetësuar nga prania e njerëzve, ai e shtyu të dashurin/ën e tij në tokë dhe filloi ta lëpinte në or.ganin gjen.ital. Gorilla tjetër mbylli sytë dhe shijoi momentin.

Videoja, e cila po bën xhiron në internet, është marrë nga një baba, i cili ishte në kopsht me familjen e tij në ato momente.

"Unë u trondita dhe nuk e kisha idenë se ishte një akt i tillë". Po filmoja si zakonisht momente ku fëmijët shijonin kopshtin zoologjik kur ndodhi kjo, tha prindi i hutuar nga skenat që regjistroi, citon noa.al, gazetën New York Post.

Po për spektatorët e tjerë? Ata filluan të bërtasin dhe të pyesin nëse po shohin vërtet mirë nga sytë atë që po ndodhte.