Transmetuar më 26-09-2021, 19:04

Ditën e djeshme Florian Marku u shpall kampion bote në kategorinë IBF pasi mposhti boksierin ukrainas, Maxim Prodan.

Kjo ishte ndeshja më e rëndësishme në karrierën e boksierit 28-vjeçar, të cilën ai e përmbushi me sukses.

Fitorja e tij u prit me krenari nga shqiptarët kudo në botë.

Para ndeshjes, pesë ditë më parë Markut iu desh të largohej për t’u bërë gati për duelin madh, ndërsa postoi foto në "Instagram" me gruan e tij shtatzënë së cilës i premtoi se do të kthehej në shtëpi me brezin e artë të kampionit.

Dhe në të vërtetë, ai e mbajti premtimin dhe realizoi ëndrrën e madhe duke u kthyer në shtëpi si kampion. Këtë moment të veçantë ai e ka ndarë edhe me fansat, duke shkruar: “Unë dhe bota ime”.