Transmetuar më 27-09-2021, 07:52

Ka nisur sot viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar në Shqipëri. Ndryshe nga hera e fundit, kësaj radhe të gjithë nxënësit dhe mësuesit mund të zhvillojnë mësim në shkollë, jo online.

Por sigurisht që për zhvillimin e mësimit në bankat e shkollës janë marrë disa masa strikte. Ministria e Arsimit ka njoftuar se mësuesit janë të detyruar që të kenë certifikatë vaksinimi ose test të përjavshëm ndaj Covid-19. Po ashtu në klasa është e detyrueshme maska, distanca si dhe mësimi zhvillohet me orë fikse.

Është bërë e ditur se deri në klasën e pestë mësimi do të zhvillohet me dy turne në orare të ndryshme.

Ndërkohë një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi i kërkoi nxënësve e mësuesve të zbatojnë masat anti-covid pasi siguria dhe shëndeti janë parësore.