Transmetuar më 27-09-2021, 11:19

Gjatë vizitës në Kosovë Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me homologun e tij kosovar, Albin Kurti, e bëri të qartë se Shqipëria është krah Kosovës, në konfliktin e fundit me Serbinë, pas vendosjes së reprocitetit të targave.

"Është për të ardhur keq për këtë shfaqje teatrale të Serbisë në kufi me Kosovën. Ato manovra nuk mbrojnë serbët në kufi me Kosovën siç pretendohet nga Serbia dhe nga disa gjeneralë fantazma që sikur kanë dalë nga varri pretendojnë sikur po mbrohen serbët në Kosovë. Qytetarët serbë në Kosovë jetojnë të pacenuar nga askush", tha Rama. Kryeministri u shpreh se Kosova ka të drejtë, por bëri thirrje për dialog mes dy shteteve.

"Aplimi i reciproritetit të targave është një marrëveshje e arritur me kohë. Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, i drejtë dhe i pandryshuar. E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Nuk është me Serbinë. Serbia po e bën mizën buall. Kosova thjesht po kërkon zbatimin e një marrëveshjeje. Ne kërkojmë që problemi të zgjidhët me dialog, jo me demonstrimin e forcave ushtarake", tha Rama.

Tensionet me Serbinë! Rama krah Albin Kurtit: E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë !

“I nderuar kryeministër. Është kënaqësi të vizitoj Prishtinën pas OKB ku çështja e njohjes së Kosovës ishte një nga përparësitë e vizitës sonë në Nju Jork dhe një nga përparësitë e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e OKB-së. Nuk ka asnjë diskutim që në radhë të parë është Serbia që duhet ta njohë këtë realitet të pakthyeshëm.

Është për të ardhur keq për këtë shfaqje teatrale të Serbisë në kufi me Kosovën. Ato manovra nuk mbrojnë serbët në kufi me Kosovën siç pretendohet nga Serbia dhe nga disa gjeneralë fantazma që sikur kanë dalë nga varri pretendojnë sikur po mbrohen serbët në Kosovë. Qytetarët serbë në Kosovë jetojnë të pacenuar nga askush.

Ato manovra risjellin në skenë hijet e të shkuarës dhe nxisin nacionalizmin vandal. Është një marrëveshjen e arritur me kohë mes dy qeverive respektive. E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Serbia nuk ka asnjë të drejtë të kthejë targat në përditshmëri konfliktuale ku miza po bëhet buall a thua se qeveria e Kosovës ka njoftuar ndonjë luftë. Përsëris qëndrimin tonë se tanimë që problem është shtruar dhe askush nuk diskuton domosdoshmërinë e reciprocitetit, duhet bërë kujdes me sjelljet në atë zonë. Qeveria shqiptare e ndan bindjen se tani problemi duhet zgjidhur me dialog”, tha Rama.

Serbia ngre avionët në kufi me Kosovën/ A ka ndryshuar Edi Rama qendrim për OPEN BALKAN?

"Nuk kam, biseduar me "vllaun" tim, siç më quajnë miqtë e mi nga Kosova. E drejta është me Kosovën dhe kaq", tha kryeministri shqiptar, në konferencën me Albin Kurtin. Gazetari: Tani a je i bindur se nuk bëhet “Ballkani i Hapur” me Serbinë?

Rama: Tani jam edhe më i bindur. Se kjo është për të mirën tonë të përbashkët. Ka një dallim mes nacionalizmit dhe patriotizmit. Ne nuk kemi dakordësi në këtë pikë me Albinin. Kjo është mosdakordësi politike dhe duhet ta trajtojmë sit ë tillë. Marrëdhëniet tona, nuk ndikohen në shëndetin e tyrë, për shkak të kësaj mosdakordësie.Është e pashmangshme edhe koha kur Serbia do ta njohë Kosovën.

Në konferencën e përbashkët me homologun e tij kosovar, Rama e bëri të qartë se Shqipëria është krah Kosovës, në konfliktin e fundit me Serbinë, pas vendosjes së reprocitetit të targave. "Është për të ardhur keq për këtë shfaqje teatrale të Serbisë në kufi me Kosovën. Ato manovra nuk mbrojnë serbët në kufi me Kosovën siç pretendohet nga Serbia dhe nga disa gjeneralë fantazma që sikur kanë dalë nga varri pretendojnë sikur po mbrohen serbët në Kosovë. Qytetarët serbë në Kosovë jetojnë të pacenuar nga askush", tha Rama. Aplimi i reciproritetit të targave është një marrëveshje e arritur me kohë. Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, i drejtë dhe i pandryshuar.

E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Nuk është me Serbinë. Serbia po e bën mizën buall. Kosova thjesht po kërkon zbatimin e një marrëveshjeje. Ne kërkojmë që problemi të zgjidhët me dialog, jo me demonstrimin e forcave ushtarake", tha Rama.