Transmetuar më 27-09-2021, 15:03

Kreta është duke u goditër nga një ‘shi’ tërmetesh.

Pas tërmetit 5.8 ballë ku humbi jetën një person e u plagosën disa të tjerë, një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 4.8 Rihter ka goditur jugun e ishullit. Dridhja sizmike u regjistrua nga Instituti Sizmologjik Gjeodinamik, ndërsa disa goditje të tjera janë regjistruar që nga tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të sotëm.

Në emër të katër organeve që formojnë Rrjetin e Unifikuar Kombëtar Sizmologjik, Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës njoftoi se sot rrjeti sizmologjik regjistroi një dridhje sizmike prej 4.8 Rihter.

Tërmeti goditi 342 kilometra në juglindje të Athinës, ndërsa epiqendra ishte 22 kilometra në juglindje të qytetit të Heraklion.

Lëkundja e parë e fortë me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter ndodhi në orën 09:37 të mëngjesit të së hënës, ndërsa 4.6 Rihter ndodhi 24 kilometra në juglindje të Heraklion në Kretë në orën 10:30.

Siç u njoftua shkollat ​​e të gjitha niveleve në njësinë rajonale të Heraklion do të mbyllen nesër dhe pasnesër për të bërë kontrollet e nevojshme. Burimi:protothema.gr