Transmetuar më 28-09-2021, 21:09

Kohë kovidiane…..28.09.2021….. KM mbrëmë në “OPEN” të Eni Vasilit qartazi u shpreh se mandati i tretë qeverisës do të jetë vijimësi i dy të parëve….” BALLKANI i HAPUR” është objektivi i tij kryesor, për realizimin e “katër lirive të BE-së”.

Liria e parë ajo e lëvizjes, na e bën edhe më të mundëshme vijimësinë e theqafjes sonë në emigracion…. Sa më pak shqiptarë në Shqipëri, aq më pak edhe shqetësime për ta dhe për vendin e tyre, të cilin ata rreken ta qeverisin si Pusht-Shtetar, por jo si SHTETARE…

Shtetari mendon për brezat që vijnë dhe jo vetëm për Pushtetin e Mandateve Qeverisëse… Do t’i mbetet më shumë kohë për “zgjidhjen e shqetësimeve rajonale të Ballkanit të hapur si dhe të atyre globale”. Me fat që kemi kryeministër të tillë të kalibrit të LIDERIT GLOBAL!!!

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

Sa për varfërimin e shumicës së popullatës nga rritja progresive e çmimeve, të kostos së jetës së përditëshme, të çmimeve të shërbimeve dhe të strehimit, apo pasiguria e jetës dhe moszgjidhja e problemeve nga një sistem i asfiksuar dhe korruptiv i drejtësisë, këto përbëjnë probleme dhe shqetsime për ta e jo për Qeveriun.

“JU vetë e zgjodhët Kapitalizmin” (ER) dhe Qeveritë e Demon-kracisë, prej mëse 30 vitesh po na sqarojnë se shumica jonë edhe pa bukë do të mbetet, POR së paku “politiqenërit tanë ish-kacidhjarë e ish-brekëgrisur si para 1945 ose para 1990-ës”, do vijojnë të pasurohen dita-ditës me ato çka na përkasin të gjithëve.

Kjo ndodh sepse në këtë SISTEM SOCIO-POLITIKO-EKONOMIK, të tilla janë rregullat që pakica e individëve konformistë e puthadorës, pjestarë të “oborreve qeverisëse të radhës”, të korruptuar dhe korruptues, të pandjeshëm për shqetësimet e popullatës, do të mbrothësojnë pambarimisht dhe NE, “il poppolo Albanese”, le TË VIJOJMË DELEZIMIN PAS LIDËRVE TANË POLITIKE MAVI, BLU APO ROZË, si dhe marshimin e pandalshëm drejt varfërimit tonë të përditshëm.

Nga ana tjetër OPOZITA, që është shpresa për mbështetjen e popullatës në përballjen e saj me “çamarokllëqet” e Qeveriut, ka në radhë të parë hallet e veta se kush do t’ia fusë kujt, kurdoherë sipas modelit “bizantin” të organizimit tonë socio-politik.

Mund të jetë një vizatim i teksti

Braktisi për dy vite betejën në “PARLA-PA-MENTIN” shqiptar, si dhe zgjedhjet vëndore, qëndrim që po paguhet keq prej saj e përkrahësve të saj, dhe jo vetëm atyre. NE jo të pakët në “grigjën shqiptare” mbetëm ish-pronarë si para, edhe pas vitit 1990-tës.

Për NE as në këtë mandat qeverisës NUK do ketë ndryshim të statusit dhe zgjidhje afatgjatë të çështjes së pronave. "Ma mirë do bëhet”, – thoshte dikur një kolegu ynë, kur e pyesnin për të sëmurët rëndë, sepse nuk ishte në dijeni të faktit që ata kishim ndërruar jetë gjatë natës dhe ishin tashmë pranë të Plotfuqishmit.

Një gjë është tejet e sigurtë: NARSICIZMI dhe DELIRI i MADHËSHTISË i drejtuesve tanë politikë, si Majtas dhe Djathtas, sa vjen e rriten, falë ndryshimeve kushtetuese të prillit 2008, që iu jep atyre fuqi të pakontrollueshme, duke e transformuar DEMOKRACINË liberale të vërtetë në PARTITOKRACI. Majakovski paska patur plotësisht të drejtë kur e njësonte Partinë me Individin drejtues të saj. TË LUMËT NA!!!