Transmetuar më 29-09-2021, 15:00

Dashi

Dashuria: Kujtojini partnerit/es tuaj që dialogu funksionon kudo. Paratë: Merruni pak me faturat dhe rishikoni të gjitha shpenzimet tuaja. Puna: projektet tuaja profesionale do të bëhen realitet. Shëndeti: kushtojini më shumë vëmendje qarkullimit të gjakut. KUJDES: Sot (e enjte 30) do të zbuloni se ajo që menduat se ishte diçka e konsoliduar, qenka thjeshtë një kështjellë prej rëre, shembet me një lëvizje të vetme. Mos u dëshpëroni, kërkoni mbështetje nga të dashurit.

Demi

Dashuria: bëhuni më realistë dhe shpëtoni një herë e mirë nga dashuritë platonike. Para: Bëni një përpjekje për të shtrënguar pak rripin. Puna: jeni të kënaqur me një intervistë për punë që pritet të dalë mirë për ata që janë të lirë. Shëndeti: Pa u zgjatur më shumë, kontrollojeni atë. Sot, një mik që jeton larg do t’ju kontaktojë për t’ju dhënë lajme që do t’ju befasojnë. Bëhuni gati sepse së shpejti do të duhet të udhëtoni.

Binjakët

Dashuria: Partneri kërkon të gjithë energjinë tuaj për të lehtësuar tensionin që gjendet mes jush. Para: Me karizmën tuaj, biznesi do të shkojë më mirë. Keni një shans të mirë të ndiheni të qetë në lidhje me financat tuaja. Puna: Këmbëngulja që keni në punë është për t’u patur zili, vazhdoni kështu. Shëndeti: Kujdesuni më mirë për shëndetin dhe mos e teproni në ca gjëra. Sot: Ju jeni të sigurt se do të qortoheni për papërgjegjshmërinë tuaj, megjithatë një gjë që pritet të ndodhë, do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

Gaforrja

Dashuria:  Dita optimale për të bërë paqe me atë që doni. Nga ana tjetër, duke hedhur sytë tek shoku/shoqja e partnerit/es tuaj, kjo gjë do t’ju ​​shtyjë në një lojë të rrezikshme ku keni shumë për të humbur. Kujdes. Para: Do të duhet të shpenzoni një pjesë të parave të kursyera. Puna: Në punë, gjithçka mund të ndodhë sot. Shëndeti: keni shumë energji. Sot: mos luftoni për marrëzi. Nëse ata duan t’ju nxjerrin nga loja, mos u futni sërish aty, është një kurth për t’ju lënë të ndjeheni keq.

Luani

Dashuria: Do të forconi lidhjen e dashurisë por edhe lidhjet miqësore. Para: është më mirë të kurseni për disa muaj në vijim. Puna: Përqendrohuni në arritjen e qëllimeve tuaja profesionale. Shëndeti: mos e sforconi trupin sot. Ankthi do të duket se është shoqëria juaj e përhershme, por kjo do të ndodhë vetëm sot. Mos lejoni që shqetësimet t’ju turbullojnë gjykimin.

Virgjëresha

Dashuria: Do të zbuloni përfitimet e romancës me partnerin aktual. Kjo do të jetë një ndjenjë e panjohur për ju. Njëkohësisht jini më falës, partneri/ja ka nevojë për ju. Para: probleme ekonomike kanë lindur, por sot ato zgjidhen. Puna: Jini shumë të kujdesshëm me problematikat që lindin në punë. Shëndeti: Sa i përket shëndetit, kujdesuni për këmbët tuaja. Sot: Durimi juaj do të testohet vazhdimisht gjatë gjithë ditës. Qëndroni gjithmonë të qetë dhe kontrolloni fjalët që nxirrni nga goja.

Peshorja

Dashuria: Partneri dhe miqtë tuaj do të vlerësojnë cilësitë tuaja të mira. Para: Aktivitetet shtesë ju sjellin përfitime të mëdha. Puna: Përqendroni përpjekjet në përmirësimin e performancës në punë. Shëndeti:  Sot do të jeni plot gjallëri.

Akrepi

Dashuria: Gjeni atë person që ju mbulon me përkëdhelje dhe mbajeni. Para: Do të njoftoheni për një rritje të pagës. Puna: përmirësime profesionale. Shëndeti: Ushtrimi mendor do të rregullojë stabilitetin tuaj emocional.

Shigjetari

Dashuria: jeni gati për të filluar një lidhje. Para: Në sajë të kësaj natyre të kursyer që keni, tani mund të kënaqni veten me disa teka. Puna: Gjithçka funksionon më së miri në punë. Shëndeti – atë dobësi që vëreni, për atë duhet të kujdeseni.

Bricjapi

Dashuria: Natyra joshëse është karta juaj më e mirë e afrimit me dikë. Para: Ekonomia po rindërtohet dhe po stabilizohet. Puna: energjia juaj mposht kolegët tuaj, qetësohuni. Shëndeti – vendosni rregull të rreptë në dietën tuaj, keni nevojë për të.

Ujori

Dashuria: Mos bëni gjithmonë atë që ju pëlqen, mendoni dhe për partnerin/en. Para: mundësi të mira ekonomike. Puna: Pritje të mira profesionale, aspekti i punës po ju buzëqesh. Shëndeti: mbajeni sirtarin e ilaçeve të mbyllur dhe konsultohuni me mjekun nëse ju shkretet të përdorni diçka.

Peshqit

Dashuria: tregohuni më bujarë me dashurinë që keni përkrah. Para: Dita optimale për të marrë paratë e huazuara te dikush. Puna: Profesionalisht, gjithçka është përparim dhe mundësi. Shëndeti: gëzoni shëndet të shkëlqyer fizik dhe mendor. /noa.al