Transmetuar më 29-09-2021, 20:28

Këshilli i Ministrave ka vendosur dhënien e një ndihme prej 50 milionë lekësh për familjen e efektivit të vrarë një ditë më parë në Lezhë, Saimir Hoxha, i cili u ekzekutua nga i riu Aldi Rama.

Për dhënien e kësaj ndihme ministri i Brendshëm ka propozuar ndryshimin e ligjit “Për buxhetin e viti 2021” dhe sipas vendimit i cili është miratuar sot nga qeveria, ndihma prej 5 milionë lekësh (të reja) do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Ditën e sotme ministri Çuçi bëri me dije se familja do të përfitojë një pension të rregullt së bashku me fëmijët.