Transmetuar më 30-09-2021, 11:17

Lind fëmija i parë afgan në Shqipëri.

Në spitalin e Lezhës ka ardhur në jetë një fëmijë nga një grua afgane. 27-vjeçarja e cila është strehuar në Shqipëri pas luftës në shtetin e saj, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të gjashtë.

Ky bëhet dhe fëmija i parë që vjen në jetë nga grupet e ardhura në Shqipëri për tu strehuar.

Mësohet se në spitalin e Lezhës janë të shtruara dhe gra të tjera që pritet të lindin.

Deri tani numri i afganëve që kanë ardhur në Shqipëri është mbi 700 ndërsa destinacion përfundimtar kanë Amerikën, por numri total që vendi ynë pritet të strehojë është rreth 4000 mijë refugjatë.

Mësohet se prindërit kanë dëshirë t’a pagëzojnë me emër shqiptar.