Transmetuar më 01-10-2021, 12:49

Tjetër lajm i trishtë! Humb jetën nga Covidi nëna 24-vjeçare.

Xheni Kaba ishte dërguar në Turqi për një mjekim më të specializuar pasi ishte e infektuar me Covid.

Me përkeqësimin e gjendjes së 24-vjeçares, mjekët vendosën që të bëjnë lindje të parakohshme. E reja qëndroi e intubuar prej disa ditësh.

Disa ditë më parë të afërmit e saj i bënë thirrje publike për ndihme nga qytetarët pasi kurimi në klinikë të specializuar në Turqi ishte i shtrenjtë.

Xheni u nis jashtë shtetit dhe atje u trajtua në klinikën e specializuar, por nuk mundi të mbijetojë.

Ndërkohë foshnja gëzon shëndet të plotë dhe gjendet nën kujdesin e familjarëve. Fatkeqësisht tashmë nuk do ta ketë më pranë nënën e saj.