Transmetuar më 01-10-2021, 17:39

Arrin në 2 705 numri i të vdekurve në vend nga covid

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4,139 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 647 qytetarë, në këto bashki: 256 qytetarë në Tiranë, 37 në Durrës, 31 në Shkodër, Kamëz, 29 në Elbasan, 24 në Fier, 22 në Kukës, 21 në Berat, 17 në Sarandë, 16 në Krujë, Vlorë, 12 në Lushnje, 9 në Lezhë, Mallakastër, 8 në Pogradec, 7 në Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, 6 në Dibër, Gramsh, 5 në Vorë, Patos, Divjakë, Korçë, Dimal, Cërrik, Peqin, 4 në Vau i Dejës, Memaliaj, Devoll, Kuçovë, 3 në Përmet, Tepelenë, 2 në Fushë Arrëz, Himarë, Poliçan, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Mirditë, Shijak, Mat, Rroskovec, Selenicë, Maliq, Kolonjë, Skrapar.

Janë 9,499 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 shtatë qytetarë: Një qytetare 47 vjeç nga Burreli, dy qytetarë nga Fieri 58 dhe 60 vjeç, një qytetar 61 vjeç nga Gjirokastra, një qytetar 63 vjeç nga Vlora, dy qytetarë nga Tirana 71 dhe 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 964 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 158,574 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 647 Të shëruar në 24 orë 964 Të shtruar në spitale 161 Humbje jete në 24 orë 7 Testime ditore 4,139

Testime totale 1,206,855 Raste pozitive 170,778 Raste të shëruara 158,574 Raste Aktive 9,499 Humbje jete 2,705

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,235 Durrës 1006 Fier 802 Shkodër 795 Vlorë 551 Elbasan 513 Berat 383 Lezhë 364 Korçë 263 Kukës 213 Gjirokastër 211