Transmetuar më 01-10-2021, 21:57

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë zyrtarisht të martuar. Ashtu siç pritej, çifti kurorëzoi sot dashurinë me martesë. Aktorja publikoi dy foto nga ceremonia në kishë, pak më parë.“Kemi Zotin dëshmitar!” -i mbishkroi Rudina fotot nga dasma. Ajo ka zgjedhur një fustan të bardhë me mëngë treçerekshe dhe me një rrip të zi të trashë në mes, duke e kombinuar me vathë të mëdhenj me gurë të zinj. Flokët i ka mbajtur gjysmë të kapur me një vello.