Transmetuar më 02-10-2021, 08:06

Shpëtohet nga vdekja një qytetar që ra pa ndjenja në aeroportin e Prishtinës.

Falë reagimit të shpejt të një polici, një anëtari të Ekipit të Zhytjes nga Mitrovica dhe stafit mjekësor në Aeroportin e Prishtinës, i është shpëtuar jeta një qytetari nga Gjakova, që kishte rënë në tokë pa ndjenja para terminalit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se ditën e djeshme, para terminalit të Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), një qytetar (më vonë është identifikuar si F.Q., viti i lindjes 1972 nga Gjakova) ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë.

“Reagimi i menjëhershëm i zyrtarëve policorë, konkretisht policit K.G., një qytetari L.A., (viti i lindjes 1991, anëtar i Ekipit të Zhytjes nga Mitrovica) dhe personelit mjekësor të ANP-së, konkretisht Xh.R., ka bërë që qytetari të mbahet në jetë, t’i lirohen rrugët e frymëmarrjes, t’i bëhet reanimimi kardio-pulmolar dhe t’i stabilizohet gjendja”, thuhet në njoftim.

Ai me pas u dërgua për në emergjencën e QKUK-së dhe pas marrjes së trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi