Transmetuar më 02-10-2021, 10:57

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë.

Mjekët në Lituani kanë hequr më shumë se një kilogram gozhdë dhe vida nga stomaku i një burri i cili filloi të gëlltiste objekte metalike pas lënies së alkoolit. Burri, nuk u identifikua për arsye të privatësisë së pacientit, u shtrua në spital në qytetin port të Baltikut, Klaipeda me dhimbje të forta barku.

Një rreze X në stomak tregoi copa metali, disa me madhësi deri në 10 cm. "Gjatë operacionit tre orësh me kontroll me rreze X, të gjithë trupat e huaj, madje edhe më të vegjlit, në stomakun e pacientit u hoqën," tha kirurgu Sarunas Dailidenas.

Spitali u siguroi mediave një fotografi të një tabakaje kirurgjikale ku ishin grumbulluar gozhdat dhe vidat që kishte gëlltitur pacienti./The Guardian