Transmetuar më 02-10-2021, 18:01

Sot, deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo feston ditëlindjen dhe mbush 79-vjeçe. Deri më tani urimet për Bozon janë të shumta, mirëpo ai që ka tërhequr më shumë vëmendje është i nuses së saj, Alda Bida.

Kjo e fundit ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqen të dyja dhe e ka shoqëruar me disa fjalë të ngrohta.

“Të paçim sa më gjatë pranë për besimin që kemi në forcën e mendjes tënde, për mesazhin e bukur se jeta gjithnjë ka një ripërtëritje e duhet jetuar, për zërin e ngrohtë dhe leksionet që i jep jo thjesht në auditor por në shkollën e madhe të jetës… për guximin, forcën, shembullin, përkushtimin… për çfarë kam mësuar nga ty, e që ua mëson edhe stërnipërve!

Frymëzim e motivim të kemi! Gëzuar, Luljet’!”, ka shkruar Alda krahas fotos.

Luljeta Bozo është deputetja më e vjetër e parlamentit të Shqipërisë. Gjatë gjithë karrierës e saj në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, ajo ka botuar 33 libra profesionalë dhe është kryetare e Shoqatës së Gjeoteknikëve të Shqipërisë.

Deputetja i ka përfunduar studimet në degën Inxhinieri Ndërtimi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1965 ku ka përfunduar edhe doktoraturën në vitin 1989