Transmetuar më 04-10-2021, 18:35

Blackaut në rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Whatsapp. Shërbimi ka “rënë” prej disa minutash duke ndërprerë mundësitë e komunikimit.

Sipas raportimeve të fundit, këto rrjete sociale janë bërë jofunksionale për miliona përdorues në mbarë botën.

Ky problem ka ndodhur në shumë rajone të mëdha, përfshirë edhe Evropën.

Përdoruesit po ankohen se nuk mund të postojnë, komunikojnë, bëjnë video call, por edhe çdo funksion tjetër që më parë mund të kryhej normalisht.