Transmetuar më 05-10-2021, 15:43

Dy viktima dhe 38 raste me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 3,285 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit të saj ditor, në 24 orët e fundit u shëruan 185 pacientë, ndërsa raste aktive mbeten 1,895.

Deri të martën në Kosovë janë dhënë mbi 1.3 milion vaksina kundër koronavirusit.

Mbi 573,000 qytetarë janë të vaksinuar plotësisht.