Transmetuar më 05-10-2021, 15:57

Aktorja nga Tropoja, Arjola Demiri do të jetë pjesë e reality show Big Brother në Shqipëri, ku do të qëndrojnë 14 vip-a për 100 ditë.

Spektakli do të jetë sërish nën moderimin e Arbana Osmanit dhe çmimi i madh do të jetë 100 mijë euro për fituesin, i cili do zgjidhet me të njëjtën formulë votimi nga publiku.

Ndërsa opinionistët do të jenë dy, Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari. Së bashku ata do të ndajnë mendimet për sjelljet e personazheve në shtëpinë vip më të famshme në Shqipëri.

Do të jenë 14 personazhe vip, artistë, balerinë, këngëtarë, ish-futbollistë apo aktorë.

Producentja e programit është Lori Hoxha, vajza e të ndjerit Dritan Hoxha, themelues i Top Channel.

Ajo tha sot se Big Brother Vip do të jetë deri në fund të janarit.

Lori ka dhënë disa këshilla për 14 vipat që do të hyjnë në shtëpinë e "ngujimit" 100 ditor.

“Do të ketë artistë, ish futbollistë, këngëtarë, balerinë, aktorë e do kemi edhe njerëz të tjerë që do të futen në ditët në vijim. Sa i përket dashurisë, do jetë pak më e vështirë që të ketë. E rëndësishme është të bëjnë një lojë të zgjuar dhe të fitojë më i miri. Nëse ata janë të zgjuar e dimë që dashuria lufton fuqishëm”, tha Lori.