Transmetuar më 05-10-2021, 20:00

Maratona e reality show që nis sonte do të ketë çdo të martë dhe të shtunë dy opinionistë të cilët do të analizojnë zhvillimet brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Balina Bodinaku, aktualisht drejtore marketingu e një banke private, është opinionistja kryesore e spektaklit.

Bashkë me Arbër Hajdarin nga Fundjava Ndryshe, Balina me zërin e saj të ëmbël dhe pamjen po aq të ëmbël dhe rrezatim kulture e qetësie, do të sjellë për publikun shqiptar një analizë për 14 personazhet vip që do të qëndrojnë 100 ditë në shtëpi të ngujuar me qëllimin final për të fituar, njëri prej tyre, 100 mijë euro.

Balina rikthehet në ekran pas një përvoje të gjatë në media. Deri para pak muajsh ajo kishte emisionin e saj të përjavshëm social të pasdites në RTSH 1, kurse më herët e kemi parë në TV Klan, Vizion Plus, etj. /noa.al