Transmetuar më 05-10-2021, 20:41

Kur Aldon Lipe drejtonte Aldo Morning Show në Top Channel, spikaste një vajzë e cila "persekutohej" pa fund nga drejtuesi i emisionit.

Ajo dilte në transmetime LIVE dhe u sulej njerëzve për të bërë intervista dhe për të bërë raportime në emision.

Ndonëse emrin e kishte Rudina, u "pagëzua" nga Aldo me emrin Paloma që nuk iu nda as sot.

Rudina Demneri do të futet sonte në shtëpinë e Big Brother Vip për të qëndruar 100 ditë.

Kështu atë nuk do ta shohim më në emisionin Fiks Fare dhe as si zërin e sporteve promovuese të programeve të Digitalb.

Nënë e një vajze 6 vjeçe, Luma, Paloma është e lidhur me dj rumun Alandi me të cilin solli në jetë vogëlushen. /noa.al

FOTOGALERI