Transmetuar më 06-10-2021, 21:45

Ka dalë bilanci i tërmetit që goditi para pak ditësh Kretën në Greqi.

Inspektimet nga inxhinierët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit janë duke vazhduar në rezidencat, ambientet e biznesit dhe ndërtesat publike të zonave të prekura nga tërmeti në Kretë të Greqisë.

Deri më tani, inspektimet janë kryer në 8,540 shtëpi. Nga këto, 3,906 janë konsideruar të pabanueshme.

Gjithashtu, janë kontrolluar 345 ambiente biznesi, nga të cilat 180 janë të papërshtatshme.

Burimi: www.protothema.gr