Transmetuar më 07-10-2021, 18:10

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3956 testime, 533 qytetarë të infektuar, 12 humbje jete dhe 696 të shëruar në 24 orët e fundit.

Situata në 24 orët e fundit, ishte si vijon:

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur pas infektimit me COVID19, 12 qytetarë:

Ata ishin 6 qytetarë nga Tirana të moshave 69-88 vjeç, 1 qytetare nga Kruja 64 vjeçe, 1 qytetar nga Vlora 66 vjeç, 1 qytetar nga Lezha 67 vjeç, 1 qytetare nga Gjirokastra 74 vjeçe, 1 qytetar nga Kavaja 77 vjeç dhe 1 qytetar nga Shkodra 79 vjeç.

Janë shëruar 696 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163,018 që nga fillimi i epidemisë.

Janë kryer 3956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 533 qytetarë, në këto bashki:

221 qytetarë në Tiranë, 26 në Krujë, 22 në Durrës, 21 në Shkodër, nga 19 qytetarë në Kamëz, Lushnje, Sarandë, nga 16 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Fier, 13 në Vlorë, 11 në Korçë, nga 8 qytetarë në Berat, Dimal, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kukës, Patos, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Lezhë, Kavajë, nga 4 qytetarë në Peqin, Konispol, Vorë, Kurbin, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Dibër, Roskovec, Belsh, nga 2 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Pogradec, Maliq, Përmet, Himarë, Mat, Shijak, Mirditë, Tropojë, Has, Pukë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj, Librazhd.

Janë 7959 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Statistika (07 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 533

Të shëruar në 24 orë 696

Të shtruar në spitale 167

Humbje jete në 24 orë 12

Testime ditore 3956

Testime totale 1,228,064

Raste pozitive 173,723

Raste të shëruara 163,018

Raste Aktive 7959

Humbje jete 2,746

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3443

Durrës 910

Fier 736

Shkodër 614

Vlorë 472

Elbasan 430

Berat 292

Lezhë 288

Gjirokastër 242

Kukës 208

Korçë 167

Dibër 157