Transmetuar më 08-10-2021, 18:50

Një 26 vjeçare, e cila ishte shtatzënë, ka ndërruar jetë këtë të premte nga Covid-19, duke e bërë më të trishtë bilancin e 24 orëve të fundit.

Pas infektimit me sëmundjen, ajo ishte shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, fatkeqësisht e reja nuk mundi dot të fitojë betejën me virusin e pabesë.“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 26-78 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 53 vjeç, 1 qytetar nga Berati 81 vjeç dhe 1 qytetar nga Vlora 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, njoftoi Ministria.