Transmetuar më 08-10-2021, 22:31

Kryeministri Rama ka qenë sonte i ftuar tek Arjan Çani.

Një ndër pyetjet e bëra nga moderatori ishte se kë do zgjidhte mes të dyve, Berishën apo Bashën.

Çani: Sikur të mos ishe Kryeministër, me kë do ishe?

Rama: Fatmirësisht nuk e kam këtë dilemë. Se kam këtë dilemë. Nuk është dilema ime.

Çani: Je dhe ti njeri që shikon. Berisha që del dhe flet hapur, dhe Luli që nuk bën asgjë.

Rama: Ju mund të mos besoni, por nuk ndjek asnjërin dhe as tjetrin. Realisht. Marr në mëngjes raportin e mediave, se nuk kam qasje në mediat televizxive shqipëtare, sepse për atë pak kohë që kam për të qenë në Shqipëri, nuk hap fare tv, sepse nuk i kam fare mediat shqiptare. Por të ndjek cirkun nuk e ndjek.

Çani: Mos thuaj të paktën që nuk po shikon Squad Game?

Rama: Jam shumë i dhënë pas filmit, por është gjeja e fundit që bëj përpara se të flej mes orës 1 deri në dy, dy e gjys.

Çani: Po casa de papel e ke parë?

Rama: Jo se kam parë.

Çani: Breaking Bed ?

Rama: Jo nuk e kam parë.

(E.H/Faxweb.al)