Transmetuar më 08-10-2021, 22:48

Ndonëse janë ditët e para, kanë nisur flirtet e para në Big Brother VIP.

Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj janë parë shumë pranë njëri-tjetrit.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta në rrjet për shkak të afrimitetit që kanë shfaqur.

Ka shumë nga ata që po duan t’i shohin çift pasi po shohin një kimi mes tyre.

Por Semi Jaupaj është cilësuar si shoqja e zemrës e Bora Zemanit, me të cilën Donald Veshaj ka pasur një romancë.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë diçka përtej miqësisë mes Semit dhe Donaldit gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.