Transmetuar më 09-10-2021, 13:18

Biodiversiteti është një bazë e rëndësishme për mbijetesën dhe zhvillimin e njerëzimit. Si një nga vendet me biodiversitetin më të pasur në botë, Kina i kushton gjithmonë rëndësi mbrojtjes së biodiversitetit.

Veçanërisht në dekadën e fundit, Kina ka këmbëngulur në zhvillimin e gjelbër dhe sistemi ligjor i mbrojtjes së mjedisit ekologjik është përsosur pandërprerë.

Libri i bardhë "Mbi mbrojtjen e biodiversitetit në Kinë”, i prezantuar keto ditë njeh bashkësinë ndërkombëtare me masat dhe rezultatet në mbrojtjen e biodiversitetit  dhe  sqarohen masat  të cilat kanë mundësuar që ekosistemi natyror në Kinë të përmirësohet në mënyrë të qëndrueshme.

Sipas këtij dokumenti, tani 90 % e sistemit ekologjik tokësor dhe 71% e kafshëve dhe e bimëve të egra në Kinë janë mbrojtur siç duhet dhe numri i kafshëve të rrezikuara, si panda, elefanti aziatik etj. është shtuar pandërprerë.

Nga viti 2000 deri në vitin 2017, rreth 25 % e sipërfaqes së re të gjelbëruar në botë gjendej në Kinë. Kina ka luajtur rolin më të madh në shtimin e pyjeve në botë.

Si një nga vendet nënshkruese të Konventës së Biodiversitetit të OKB-së, Kina e zbaton aktivisht këtë konventë.

Njëkohësisht, nëpërmjet nismës “Një brez një rrugë”, mekanizmit të “bashkëpunimit Jug-Jug”, etj.,

Kina zhvillon gjerësisht bashkëpunimin e shkëmbimet ndërkombëtare për të nxitur mbrojtjen e biodiversitetit në botë.