Transmetuar më 09-10-2021, 17:12

Kryeministri Edi Rama po prezanton paketën e masave për menaxhimin e kësaj krize.

Sipas Ramës kjo paketë është në kuadër të mbrojtjes së qytetarëve dhe biznesit të vogël nga efektet e rënda që do të kishte një rritje e pakontrollueshme e çmimeve në ekonominë e tyre.

“Nuk ka rritje të energjisë për familjarët, gjithashtu nuk do të ketë kufizime të furnizimit me energji elektrike. Faza agresive deri në verën e ardhshme, po përgatitemi dhe me një konsultim kombëtar brenda këtij viti ku do të kërkojmë mendimin tuaj për këtë çështje, se ne këtu jemi për njëri tjetrin, edhe pse mund të kemi opinione të ndryshme, dallimi mes përplasjes së opinioneve të politikanëve, ta kthejmë në një avantazh, mirësi kombëtare duke e kthyer ballafaqimin në një burim për vendimmarrje. Janë 3 pika. E para garantimi i furnizimit të energjisë elektrike pa të gjithë, Mbrojtjen e familjes dhe biznesin e vogël nga rritja e energjisë ; garantimi i fondit likuid për ndërveprimin e tregun. 100 mln euro për kompaninë për shpërndarjen dhe 100 mln tjetër për të siguruar pikën 1 dhe pikën 2”, tha Rama.

Një ditë më parë Rama tha se kjo krizë është e diktuar nga klima e që ka prekur të gjithë Europën, Ndërkohë ai ka shtuar se kriza do të ketë kulmin e saj në mesin e vitit të ardhshëm, teksa theksoi se edhe pas tejkalimit të saj, çmimi i energjisë nuk do të kthehet më në nivelet e tanishme.