Transmetuar më 09-10-2021, 17:22

Qytetarët shqiptarë të cilët kanë mundësi të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe janë stepur pasi kanë marrë vaksinën kineze, nga sot lejohen të futen në këtë vend pasi u lejua edhe vaksina Coronavac e Sinovac.

CDC amerikane njoftoi se SHBA do të lejojë të hyjnë në vend qytetarët e vaksinuar me një nga vaksinat e miratuara nga OBSH, Coronavac, Sinopharm dhe AstraZeneca. Nuk ka njoftim ende për rusen Sputnik me të cilën në Shqipëri u vaksinuan kryesisht forcat policore.

Sakaq nga Nëntori, data mbetet e paspecifikuar, Shtetet e Bashkuara do të heqin kufizimet e udhëtimit për qytetarët nga 33 vende, përfshirë Shqipërinë, por edhe Kinën, Indinë, Brazilin dhe shumicën e Europës.

Ata që duan të futen në SHBA, pavarësisht nëse janë të vaksinuar duhet të bëjnë edhe tampon PCR pra molekular. /noa.al

Në foto, të moshuar duke marrë vaksinën Sinovac në Tiranë. Foto: NOA/LSA