Transmetuar më 10-10-2021, 21:35

Stuhitë e shiut përfshinë orët e fundit Greqinë.

Athina dhe mjaft qytete të tjera kaluan një situatë të pazakontë sot pasdite.

Në disa zonë në Greqi brenda 72 orëve të fundit raportohet se ka rënë shi sa niveli i dy viteve të fundit.

Reshjet kanë shkaktuar kaos në qarkullim. Një pjesë e përrenjve dhe lumenjve kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje. Deri tani raportohet vetëm për dëme materiale.

Shumë shtëpi janë përmbytur.

Moti i keq me reshje të dendura pritet që të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Por jo vetëm në Greqi. Ajo që po ndodh sot në vendin fqinj, Greqi u paralajmërua nga një meteorolog gjerman, i cili theksoi se gjithashtu edhe pjesa jugore e Shqipërisë do të preket nga i njëjti nivel i stuhisë që do të shkaktojë përmbytje.

Lexo edhe: Java e stuhisë në Shqipëri, ku do të bjerë dëborë sonte dhe dita më e ftohtë

Ditën e sotme meteorologia Lajda Porja theksoi se duke filluar nga mbrëmja e sotme pritet që mbi vendin tonë të ketë reshje të dendura shiu, por edhe dëbore në zonat malore në veri dhe verilindje të vendit.