Transmetuar më 11-10-2021, 08:06

Mes konkurentëve në BB VIP ndodhet edhe balerini i famshëm, Ilir Shaqiri.

Ai rrëfeu një prej momenteve më të vështira të jetës së tij. Iliri tregoi se vite më parë, e kishte tradhtuar gruan dhe kishte rrezikuar të humbiste familjen e tij.

“Ishte një histori që nisi si një lojë. Luajtëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thashë se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë”, tregoi balerini.

Më tej, ai tregoi se fatmirësisht pati mirëkuptimin e gruas dhe vajza e tyre nuk mori vesh asgjë, derisa martesa u stabilizua dhe ata arritën të shpëtonin marrëdhënien e tyre.