Transmetuar më 11-10-2021, 17:35

Nis protesta e radhës e organizuar nga shoqëria civile kundër rritjes së çmimeve të energjisë, naftës dhe produkteve të shportës së ushqimeve.

Ndonëse të kushtëzuar nga moti i keq, protestuesit kanë qëndruar përpara selisë së Kryeministrisë ku kanë kërkuar sërish uljen e çmimeve për shumë produkte që tashmë po bëhen të papërballueshme për mijëra qytetarët.

Në protestë janë bashkuar dhe disa aktorë të njohur të humorit.

Krahasuar me protestën e parë, numri i pjesëmarrësve ishte disi më i vogël, por organizatorët kanë kërkuar që ajo të qëndrojë jashtë politikës, gjë që e treguan dhe ditën e enjtë, kur larguan një person me flamur partiak.