Transmetuar më 12-10-2021, 11:49

Një tjetër lëkundje sizmike ka lëkundur vendin fqinj, Greqinë. Mediat greke shkruajnë se tërmeti ra në tokën helene dhe epiqendra ka qenë në Kretë.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundjet kanë qenë të magnitudës 6.6 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë në det.

Greqia ka qenë në qendër të lëkundjeve sizmike këtë verë, pasi në vend janë regjistruar disa tërmete me pasoja të mëdha materiale.