Transmetuar më 12-10-2021, 16:17

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, rrëzon një nga kriteret e Policisë për pranimin e kursantëve të rinj në Akademinë e Sigurisë. Në bazë të njoftimit të ditëve më parë, thuhej se personat që aplikonin për t’u bërë polic, nuk duhet të ishin mbi 30 vjeç.

Ky fakt është parë me shqetësim nga kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta, i cili e ka dërguar çështjen për shqyrtim tek Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Ky i fundit pasi ka shqyrtuar faktet e rendituara nga Sindikata, ka dalë në përfundimin se kemi të bëjmë me një diskriminim për personat që janë mbi moshën 30 vjeç, të cilët duan të kandidojnë në Akademinë e Sigurisë.

Shkresa për këtë vendim do ti dërgohet Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit ku brenda 45 ditëve nëse ajo nuk apelohet merr formë të prerë.