Transmetuar më 12-10-2021, 18:26

Mozzik dhe Noizy janë dy ndër reperët më në zë në vendin tonë, këngët e së cilëve pëlqehen në masë të gjerë nga publiku.

Mirëpo duket se postimet e tyre në InstaStory janë bërë shkak për një përplasje virtuale mes dyshes.

Noizy ka paralajmëruar para pak orësh se do të sjellë një këngë të sipas tij “do të trondisë vendin”.

“Këtë muaj do të nxjerr një këngë që do të trondisë vendin, ju premtoj… Kush don me vu bast?”, ka shkruar Noizy në postimin e tij.Në të njëjtin interval kohor, ashtu siç e tregon orari i postimit në InstaStory, Mozzik ka postuar një status në këtë rrjet social duke u shprehur se pritet të nxjerrë projektin e parë nga albumi i ri që ka nënkuptuar se mund të quhet “Lamboziki”.

“Këtë muaj del konga e albumit me videoklip. Nuk dua me e zgjatur shumë! Kanë me thy krejt rekordet e rekordet e rekordeve.” Tërmet 100 % Lamboziki.”, shkroi Mozzik.Mirëpo kjo ka sjellë reagimin e reperit tjetër, i cili duket se ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj tij.

“Nuk guxon robi me thonë që kam me trondit vendin se fill fillojnë tu t’kopju edhe statuset.”, shkroi ai.

Nga ana tjetër nuk vonoi shumë dhe replika e Mozzik-ut, postimi i së cilit mendohet se i është drejtuar Noizy-t duke i konsideruar këto fjalë si llomotitje.Kush kopjoi kë? Akoma nuk dihet ekzaktësisht, por kjo mund të jetë dhe një strategji nga ana e reperëve për të paralajmëruar ndonjë bashkim forcash mes tyre.

Mbetet për t’u parë si do të vazhdojë kjo situatë në ditët në vijim.