Transmetuar më 13-10-2021, 14:31

Studentët kanë ironizuar sot Ministren e Arsimit në lidhje me vaksinimin. Në faqen “Studentët denoncojnë” është publikuar një mesazh ku një prej studentëve thotë se ka një kërkesë për Ministrine e cila dha leje qe 22 mijë tifozë të ishin të pranishem mbrëmë në stadium, pa u shqetësuar për virusin, ndërkohë që në universitete nuk do të lejohet në auditor asnjë student i pa vaksinuar.

Një ditë më parë u zhvillua ndeshja Poloni-Shqipëri dhe Ministria e Shëndetësisë dha lejen për mbledhjen e tifozëve pa marrë asnjë masë anti-Covid.

Studenti shkruan:Duke parë që në stadium nuk kërkuan as tampon as vaksinë për shkak të Covid, madje as distancim, për të mos thënë që ishte i mbushur i tëri dhe se asnjë institucion nuk reagoi, atehëre jam e mendimit që ti bëjmë kërkesë Ministres tonë të dashur që të kujdeset për shëndetin tonë që të na lejojë të bëjmë mësim te stadiumi meqë atje nuk paska VIRUS!