Transmetuar më 14-10-2021, 12:54

Në një shkëmbim replikash mes kryeministri Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, ka pasur edhe një fragment që ka ngjallur diskutime. Në fjalën e tij Rama tha se Basha nuk kishte arritur asgjë vetë personalisht dhe se me sharjet e bëra po mundohej t’i përngjante ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por ajo që mbeti si një pikë e paezauruar, ishte fund ii fjalës së tij, në momentin kur ai tha se Basha do të ishte gati ëpr bashkëqeverisje vetëm kur të ishte original dhe të mos mundohej të kopjonte liderin historik të demokratëve, Sali Berishën.

Edi Rama

Ka ndryshuar sistemi, ti i ke gjetur gati gjërat vëlla. Na tregon ne. Na trego ça bëre njëherë. Mos na thuaj që hoqe vizat dhe fute Shqipërinë në NATO. Se nuk po të them këtu se me ça çmimi e keni përfunduar rrugën e Kombit. Përfunduar sipas jush se tani po bëhet ura. Nuk po ta llogaris këtë. Me sa e keni filluar dhe sa e keni përfunduar. Me dyfishin. Flet më miliona me lehtësi të madhe. Cicëron si zog. Shifrat janë shifra. Opinionet janë si çështje tjetër.

Kam punë të tjera për të bërë. S’kam ndërmend të merrem më sot. Nëse do debat idesh, urdhëro bujrum. Nëse vjen dhe i jep gojës mos u anko se do të vjen Foltorja. Ke një jerm erotik që e shfryn këtu. Mos hy në garë se kush më shan më shumë mua. Nuk e kalon njeri ustain tënd. Je dobët para tij, ai origjinali, ti kopja. Kur të kalosh tek origjinali, nëse e ke një brenda atëherë kushedi mund të jesh gati për bashkëqeverisje.