Transmetuar më 14-10-2021, 14:07

Kreu demokrat Lulzim Basha u shpreh nga foltorja e Kuvendit se gjatë qeverisjes socialiste shqiptarët paguajnë naftën më shtrenjtë. Ai i kujtoi kryeministrit Edi Rama kohën kur ishte ministër kulture dhe më pas kryetar bashkie. Basha u shpreh se Shqipëria është shtet i kapur nga korrupsioni duke akuzuar Ramën se përdori pandeminë për interesat e partisë. Ai paralajmëroi edhe patronazhistët që të tërhiqen sepse përndryshe siç ai tha i gjejë belaja.

“Kush e rriti çmimin e naftës të qarkullimit. 65% e çdo litri shkon taksë për ty dhe ortakët e tu. Njerëzit i le në çadra dhe një javë para zgjedhjeve u dhe 85% më shumë s e gjatë gjithës kohës. Kujt i flet ti për taksë karboni. Si karboni i zi është vetëm mashtrimi yt. Ti që flet për kilometrat që bën. Ti futesh vetëm për t’i nxjerrë në rrjetet sociale.

Siç mashtrove djalin e vogël e çove te Ronaldo dhe më pas e le në mëshirë të fatit. Ti ke bërë beteja e tua. Ti ke ardhur apo të kanë sjellë nga Parisi siç thoshte ai që të ka sjellë nga Parisi. Me Bashkinë e Tiranës e dinë të gjithë se cilat banda fute. Si kërciste anti-tanku në mes të rrugës dhe dilje në festa sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Aty u duk sikur u stopove por për fat të keq të socialistëve u riktheve si Drakula.

Unë nuk kam zgjedhur asgjë gati përveç tigrit në zonën e elektorale që nuk ishte fituar që në 1992 nga PD. Tigri më tha që i vodha zgjedhjet unë. Ti nuk kishte bashki, kishe bankomat. Ti punëtor i madh që nuk të zë gjumi. Që nuk të zë gjumi unë e di por unë e di që nuk të zë për arsye të tjera. E vërteta është se ti po bën gati të vjedhësh prapë shqiptarët me pretekstin e një krize korrupsioni. Ke blerë 10 mln euro më shumë energjinë sa bursa. Ke tenderuar lotet e Tiranës me dhjetëra milionë euro më shumë se oferta më e ulët. Mungesa e ndëshkueshmërisë. Shqipëria është shtet i kapur nga korrupsioni.

Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni. Departamenti Amerikan i Shtetit ta ka thënë të zezë mbi të bardhë , je vendi më i korruptuar në rajon, nuk është ndonjë histori e bukur për të qenë kur vjen fjala për korrupsionin . Pra me dy fjalë, mjerimi dhe varfëria vijnë prej teje dhe korrupsionit tënd. Ah ke të drejtë, për diçka ke të drejtë, edhe me 25 prill me banditë, me shkrirjen e shtetit me partinë, siç e thotë raporti i ODIHR, jo unë, me patronazhistët që janë sigurimi i ri i shtetit, me të vetmin ndryshim që i pret një fat ndryshe nga ish-Sigurimi i Shtetit. Sado zemër t’i japësh t, o do të tërhiqen o do t’i gjej belaja, kudo ku janë. Edhe në gjykata, po dhe në rrugë, edhe në lagje, do t’i gjej belaja, se këtu nuk do të instalohet më Sigurimi i Shtetit. Shpërdorimin e fatkeqësisë më të madhe të shqiptarëve, pandemisë dhe përdorimin e këtyre parave për vota. Nuk ia dole veçse të zgjasësh këtë fatkeqësi kombëtare”, u shpreh Basha.