Transmetuar më 14-10-2021, 18:24

Një 30-vjeçar është një prej viktimave më të reja të COVID-19 në vend. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Kristi Baba, një piktor i ri i talentuar që nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin COVID-19.

Lajmin e hidhur e ka dhënë i ati i viktimës, i cili shkruan se COVID-19 i preu të gjitha ëndrrat në mes Kristit.

"Me hidhërim të thellë dhe dhimbje të madhe ju njoftojmë se djali ynë i vetëm Kristi Baba, piktor u nda nga jeta në moshën 30-vjeçare në lulen e rinisë duke mos e fituar  betejën me COVID-in.

Ti për ne ishe jeta, dielli, ishe ajri, ishe drita e shtëpisë. Tu shuan gjithë ëndrrat  e tua dhe përkushtimi që kishe për artin dhe po përgatiteshe për ekspozitë në nëntor që nuk ia arrite.

Gjithë ëndrrat e tua u prenë në mes. Biri ynë pushofsh në paqe! Qoftë i parajsës! Drite i pastë shpirti!"

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se veç 30 vjeçarit ndërruan jetë edhe 8 persona të tjerë të infektuar me koronavirusin e ri Sars-Cov2.