Transmetuar më 15-10-2021, 07:18

Një burrë ka futur në krevatin martesor një gjarpër kodra me qëllimin për të vrarë gruan e tij. Plani ka funksionuar sepse gjarpëri kafshoi të renë dhe ajo vdiq pas pak orësh.

Ngjarja ka ndodhur në Indi, raporton noa.al duke cituar BBC. Autori i dyshuar është Suraj Kumar.

Gjykata në Kerala tha se u provua që burri hodhi një kobër të uritur mbi gruan e tij Uthra, 25 vjeçe, ndërsa ajo ishte në gjumë, për të shkaktuar vdekjen e saj nga pickimi i gjarprit.

Ky raportohet të jetë rasti i parë që një kafshë e gjallë përdoret për të kryer vrasje.

Hetimi nxori se vetëm dy javë më parë, gruaja ishte kafshuar nga një nepërkë helmuese dhe ende po kurohej.

Një banor vendas pranoi se Kumar kishte blerë prej tij nepërkën dhe gjarprin me qëllim që të helmohet për vdekje të shoqen.

Ky konsiderohet se është rasti i parë në të gjithë botën ku një burrë është shpallur fajtor për vrasje duke përdorur një gjarpër.

Vrasja ndodhi më 7 maj 2020 kurse të enjten gjykata njoftoi se dënoi me burgim të përjetshëm të riun që akuzohet se vrau gruan e tij 25 vjeçare.

Krimi ndodhi sepse familja e vajzës nuk kishte sjellë pikë (pajë) për martesën. /noa.al

FOTOGALERI