Transmetuar më 15-10-2021, 15:38

SHBA ka njoftuar se do të rihapë kufijtë e saj për udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga 8 Nëntori, raporton noa.al.

Vendimi shënon fundin e kufizimeve të ashpra që janë vendosur ndaj udhëtarëve që nga marsi i vitit 2020.

Rregullat aktuale ndalojnë hyrjen për shumicën e qytetarëve jo-amerikanë që kanë qenë në Mbretërinë e Bashkuar dhe një numër vendesh të tjera evropiane, Kina, India, Afrika e Jugut, Irani dhe Brazili brenda 14 ditëve të fundit.

Edhe Shqipëria është në listën e shteteve që lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të gjithë ata që kanë marrë dozat e plota të vaksinave të miratuara nga OBSH lejohen, por gjithsesi do të duhet të bëjnë test molekular deri 72 orë më parë. /