Transmetuar më 15-10-2021, 23:27

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një hotel në Qerret të Kavajës, ku raportohet se 4 turistë janë gjetur të vdekur.

Viktimat janë 2 vajza dhe 2 djem, të cilët janë gjetur në sallën e saunës të hotelit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identitetet e viktimave.

Viktimat kishin një javë që kishin ardhur me pushime në Shqipëri dhe ishin akomoduar në hotelin ku kanë ndërruar jetë.