Transmetuar më 15-10-2021, 23:52

Policia ka dhënë njoftimin zyrtar mbi tragjedinë që ndodhi mbrëmjen e sotme në një hotel në Qerret të Kavajës, ku 4 turistë rusë u gjetën të vdekur.

Sipas policisë, dyshohet se viktimat janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë në ambientet e saunës së hotelit.

“Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.